Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 08:35

Jay-Lo ka bërë një reklamë për linjën e saj të rrobave “Jennifer Lopez” që do të shitet tek Kohl’s.

Dhe në klip roja e sigurisë i kërkon Jennit kartën e identifikimit. Ajo ngelet e habitur që ai nuk e njeh dhe nuk e lë të hyjë brënda.

A nuk është e çuditshme të shohësh një VIP në rrethana të tilla? Kur çështja lidhet me sigurinë, tek Kohl’s nuk njihet as Jennifer Lopez. (LajmeShqip.com)