Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 04:21

Ajo është shpallur gruaja më e bukur e globit nga revista People. Por edhe cilësimet për të si femra më seksuale, nuk janë të pakta!

Kësaj here ajo është rikthyer fuqishëm me një këngë si asnjëherë më parë. Bëhet fjalë për këngën “I’m into you” videoklipi i së cilës ka skena tepër provokuese.

Jennifer në video shfaqet më seksi se kurrë me një vallëzim energjik, ekstravagant dhe ritëm ekzotik.

Kënga është një bashkëpunim me reperin Lil Wayne si dhe pritet të jetë njëri nga hitet më të mëdhaja të këtij viti. Vetëm tri ditë pas publikimit zyrtar në internet ajo video ka patur miliona klikime vizitorësh.