Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 15:50

Jennifer Lopez e ka harruar të ftohtin e Bronksit pasi tani ndodhet me pushime nën diellin e nxehtë hauajan.

Dhe 42 vjeçare nuk po i kalon këto pushime e vetme, por e shoqëruar me një nga balerinët e grupit të saj, Casper Smart, ose emri i vërtetë i të cilit është Beau Paul Smart.

Sipas burimeve të tabloidit Radar Online, ajo ka udhëtuar së bashku me dy fëmijët e saj dhe djaloshin për në Hawaii. Megjithëse Casper është munduar të qëndrojë nën hije, ai prej kohësh dyshohet nga media si i dashuri i ri i Jenniferit.

Djaloshi që është në moshë shumë më i vogël se Jenny, njihet që ka patur probleme me ligjin që prej vitit 2004 për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe drejtim motoçiklete mbi shpejtësinë e lejuar.

Zëdhënësi i saj nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi këtë ngjarje dhe Jennifer pati thënë në një intervistë më parë se nuk do të jepte më sqarime rreth jetës së saj private. (LajmeShqip.com)