Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 15:49

Në fakt ata nuk janë bashkuar për t’u rilidhur, por janë bashkuar për të kaluar kohë së bashku me dy fëmijët e tyre.

Ata ishin konsideruar si “Çifti i Artë” i showbizit përpara se të shpallnin divorcin e tyre përpara 1 muaji.

Por më sa duket Jen dhe Mark janë në gjendje t’i lënë mënjanë kontradiktat mes tyre, kur bëhet fjalë për hir të fëmijëve të tyre. Çifti u bashkua për të shijuar disa orë sëbashku me fëmijët e tyre Max dhe Emme.

Sipas burimeve të “US Weekly” Anthony është akoma i dashuruar me Jenniferin dhe ka bërë të pamundurën që ta shtynte divorcin, por ndrushimet e tyre në karaktere kanë bërë që këngëtarja të mos e shtynte dot as edhe 1 ditë.

Dhe mbas këtij divorci, Jenniferit jeta e beqarisë i është rikthyer me më shumë fat në karrierë. Të mërkurën ajo nënshkroi kontratën për të qënë gjyqtarja tek “American Idol” në sezonin vijues me një shumë prej më shumë se 20 milion dollarësh, ndryshe nga e një viti më parë që kontrata e saj ishte 12 milion dollarë. (LajmeShqip.com)