Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 21:57

Ben Affleck dhe Jennifer do të bëhen prindër për herë të tretë.

Çifti ka konfirmuar për shtypin se janë shumë të lumtur që do të bëhen sërish prindër, pas dy vajzave të tyre, Violetës 5-vjeçare dhe Serafinës 2-vjeçare.

Garner dhe Affleck, të dy 39-vjeçarë, janë mjaft të lumtur që janë prindër dhe se ndihen të lumtur për rolin dhe personalitetin që kanë ndaj fëmijëve të tyre.

Garner prej kohësh ishte cituar nga People për shtatzëninë e saj të tretë, por ata e patën mohuar deri sa tani nuk e fshehin dot as format trupore.

I urojmë Garner një shtatzëni të mbarë dhe sa më pak bezdisje nga paparacët, që tashmë kanë për ta gjëmuar më shumë. (LajmeShqip.com)