Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 15:36

Sipas tabloideve amerikane, Jeniffer Aniston dhe Justin Theroux kanë shkuar tek doktori në Beverly Hills, të mërkurën, duke bërë që të lindin thashetheme për një shtatzëni të mundshme.

Sipas një filmimi të siguruar nga x17online.com Jennifer është filmuar të dalë nga konsultimi me mjekun me një lëpirëse në dorë. Në zyrat e gjinekologjisë, në Amerikë kjo është mjaft e praktikueshme që një gruaje shtatzënë t’i jepet një karamele e tillë. Po sipas këtij tabloidi Aniston nuk ka konsumuar alkool prej disa javësh.

Çifti sapo ka kaluar pushime romantike në Hawaii dhe mbas tyre janë kthyer në shtëpinë e  tyre të përbashkët të marrë me qera prej 3 milion dollarësh në Kodrat e Hollivudit.

Mbase ka ardhur vërtetë momenti që edhe Jennifer Aniston t’i bashkëngjitet gamës së gjërë të vipave me fëmijë. Nëse para shumë vitesh personazhet e famshëm që bëheshin nëna dhe i riktheheshin karrierës së tyre ishin të rrallë, tashmë është bërë e modës që bashkë me fëmijët të fluturosh sa herë dhe atje ku të thërret puna. (LajmeShqip.com)