Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 18:35

Bukuroshja Aniston dhe i dashuri i saj i ri, Justin Theroux, janё duke hedhur hapin nё njё nivel tjetёr tё marrёdhёnies sё tyre. Ata do tё ndryshojnё adresё shtёpie.

Çifti, i cili ёshtё fotografuar javёn e kaluar nё Londёr, nё promovimin e filmit tё Anistonit “Horrible Bosses”, po kёrkojnё pёr njё shtёpi tё re pёr tё bashkёjetuar.

Sipas informatave qё ka marrё revista ‘People’, aktorja e ka shitur shtёpinё e saj nё Beverly Hills pёr 38 milion dollarё, tё cilёn duhet ta lёrojё deri nё fund tё muajit.

Ky çift u shfaq pёr herё tё parё bashkё nё maj dhe vetёm muajin e kaluar, Aniston u shpreh pёr lidhjen e saj se ndihej thellёsisht e lumtur dhe me fat. (LajmeShqip.com)