Ajo çfarë ishte përfolur para disa javësh tashmë ka marrë jetë: aktorja Jennifer Aniston ka shkuar të bashkëjetojë me të dashurn e saj, aktorin Justin Theroux.
Çifti ka marrë me qera një apartament me dy dhoma gjumi në kodrat e Hollivudit, ndërkohë që janë ende në kërkim të shtëpisë perfekte për të blerë së bashku.
Thuhet se çifti e ka marrë me qera këtë ambjent që në datën 1 gusht nëpërmjet një agjensie, por kanë filluar bashkëjetesëne tyre vetëm pasi përfunduan pushimet e gjata me miq që zgjatën deri më datën 24 gusht.
Kushdo që e ka parë çiftin nga afër është shprehur se ata duken shumë të afeksionuar me njëri-tjetrin, aq sa puthen në tavolinë edhe në praninë e të tjerëve. Fillimi është i zjarrtë për të gjithë… (LajmeShqip.com)