Lajme Shqip Thursday, 06 October 2011 10:08

New York – Çfarëdo që të jetë e shkruar ka për të ndodhur!

Aktorja hollivudiane Jennifer Aniston ka dhënë një intervistë për revistën “ELLE” dhe ka treguar se dëshiron të mbetet shtatzënë, por që edhe nëse nuk ja arrin nuk do të dëshpërohet.

42 vjeçarja e filmit “Horrible Bosses” po përjeton një romancë me aktorin Justin Theroux që nga pranvera e këtij viti. Që prej asaj periudhe ata kanë qënë të pandashëm në Los Angeles, Hawaii dhe New York City.

“Kam dëshirë që të mbetem shtatzënë. Nëse do të jetë e shkruar ka për të ndodhur. Por, sido që të vij puna unë do të jem e qetë,” ka thënë aktorja që mbart edhe një divorc në shpatullat e saj.

Kur Aniston është pyetur rreth babait të ardhshëm të fëmijës së mundshëm të saj, Justin-it 40 vjeçar, ajo është përgjigjur:

“A do të më urrenit në qoftë se unë nuk do të kisha dëshirë të flisja për marrëdhënien time?”.

Sigurisht që nuk mund të të urrejmë, pasi çdo kush ka të drejtën e ruajtjes së privatsisë! (LajmeShqip.com)