Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 17:32

Pikërisht ajo që thoshte se nuk do të bënte fëmijë, ajo sot dëshiron një fëmijë prej vërteti.

Jennifer Anistonit, pasi ka gjetur një njeri që e dashuron dhe është shumë e sigurt për ndjenjën e saj, duket se i ka lindur dëshira për t’u bërë prind.

Sipas “US Weekly” çifti ka shprehur qëllime serioze për t’u martuar dhe menjëherë për të bërë një fëmi.

Megjithëse aktori Justin Theroux dhe Jennifer frekuentohen vetëm prej 4 muajsh, ata duken mjaft të sigurtë për ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Justin në muajin mars të këtij viti finalizoi divorcin me gruan e tij mbas 14 vitesh sëbashku. Pa kaluar një muaj i plotë beqarie, ai u pa në shoqërinë e Jennifer.

Por ndryshe nga ai, Jennifer pas divorcit me Brad Pittin mbas 5 vitesh mertesë, prej gjashtë vitesh ka qënë në kërkim të partnerit dhe më në fund e gjeti atë të duhurin. (LajmeShqip.com)