Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 11:46

Vetёm dy javё pas ndarjes nga bashkёshorti i saj Marc Anthony, J-Lo pozon pёr Vanity Fair pothuajse e zhveshur. Njё mёnyrё vёrtet e bukur pёr t’i treguar tregut tё beqarёve se ёshtё e lirё. Por, pёr ‘Vanity Fair’ ajo tregon arsyen pёrse u nda kёngёtari latino-amerikan Marc Anthony:

“Desha shumё qё kjo familje tё funksiononte. Ajo ka qenё ёndrra ime mё e madhe dhe jam munduar shumё pёr tё.  Por, ndonjёherё gjёrat thjeshtё nuk funksionojnё dhe kaq!

Ndonjёherё nuk e kuptojmё qё jemi duke kompromentuar vetёveten. Pёr tё kuptuar qё njё person nuk ёshtё i mirё pёr ty, apo qё nuk po tё trajton nё mёnyrёn qё e meriton duhet kohё. Unё kohёn e pata dhe nuk dua tё humb mё shumё kohё. Nёse do tё qёndroja, nuk do tё isha duke bёrё gjёnё e duhur pёr veten time.  E dua veten mjaftueshёm pёr t’i dhёnё jetёs drejtimin e duhur.

Por unё ngelem njё optimiste e pёrjetshme e dashurisё sё vёrtetё. Unё besoj tek dashuria. Ajo ngelet ende ёndrra ime mё e madhe.”

Ndёr tё tjera ajo ka insistuar se ndarja ishte njё marrёveshje dyanёshme, prandaj ajo ruan sёrish njё vend tё veçantё nё zemёr pёr babain e dy fёmijёve binjak tё saj, Max dhe Emme 3-vjeçar.

Sipas disa burimeve tё Anthony-sё, 42-vjeçar, ai kёrkonte qё gruaja e tij tё shfaqej krah tij si gruaja e tij dhe jo si seks-simbol. Kёtё gjё ai e urrente. Ai gjithmonё grindej me Lopez pёr veshjet e saj dhe ishte kthyer nё njё partner qё kёrkonte tё posedonte gjithçka nё jetёn e saj. Por, po ta gjykojmё nga fotografitё, Lopez nuk ia ka ndaluar vetes veshjen seksi nga askush! (LajmeShqip.com)