Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 11:25

Një thënie nga Chester Field thotë, “Nën mantelin e bardhë të pamjes modeste duhet siguri në vetvete dhe guxim, për të sheshuar rrugën e merituar që në të kundërt do të ishte shkurajuar nga pengesat gjatë rrugëtimit të saj.”

“Guxim” dhe “energji” janë dy fjalët që i ndruajturi duhet t’i ketë gjithmonë para vetes, si moto të jetës së tij. Nuk duhet menduar se i ndrojturi rron vazhdimisht nën një kapele plumbi.

Madje, ne shohim shumë shpesh të druajtur të shpërthejnë, të bëhen pre e ndjenjave të ndezura, të urrejtjes dhe të dashurisë. Por, në një rast të tillë është fjala për kriza të çrregullta dhe pa kontroll sepse i ndrojturi nuk ka vetëdijen e peshës së veprimeve të tij kur gjendet në të tilla kushte.

Njeriu i ndrojtur është i shtyrë nga një shpërthim i brëndshëm. Në këtë situatë është mjaft e kuptueshme që i ndrojturi duke qenë një imagjinues, gjithçka tek ai provon një jetë të brëndshme. Ai është një spektator, jo një aktor, dhe pikërisht për këtë anon nga fantastikja.

Druajtja ia mpin të gjitha aftësitë e vullnetit dhe për rrjedhojë ai nuk munde të ketë veprime konseguente logjike, por sjellje të rrëmbyera.

Ky përshkrim i këtij ‘karakteri’ duhet t’ju bëj të kuptoni se çdo defekt duhet të kurohet me të kundërtën e vet. Prandaj, nëse edhe ju hyni tek grupi i njerëzve të ndrojtur, do të jetë shumë më mirë për ju nëse i lini komplekset mënjanë dhe të mos mendoni se çdokush e ka mendjen tek ju, por thjesht mendoni gjëra pozitive dhe bëhuni guximtar, me qëllim për të hequr dorë përfundimisht nga hija me të cilën keni mbuluar veten tuaj. (LajmeShqip.com)