Lajme Shqip Saturday, 25 February 2012 17:35

Tashmë është zyrtare. Kosovarja Rita Ora këtë vit do të bëjë kërdinë në skenën e muzikës botërore. Dje, reperi i njohur amerikan Jay-Z, që zotëron studion diskografike “The Rick Nation”, ka prezantuar në radion më të madhe në botë, New York Radio, hitin e ri të këngëtares Rita Ora, që titullohet “Party and Bullshit”.

Radioja amerikane së bashku me Jay-Z e kanë prezantuar këtë këngë të Ritës si “hiti i verës 2012”. Suksesi i kosovares Rita Ora është vulosur edhe para një jave kur hiti i saj “Hot right now” në bashkëpunim me DJ Fresh, ishte pozicionuar në vendin e parë në toplistën britanike dhe atë në Belgjikë.

Sipas radios amerikane dhe Jay-Z, pozicioni i saj në top listat në të gjithë botën gjatë këtij viti, do të jetë mëse naturale për të. (LajmeShqip.com)