Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 12:49

Ai është një nga personat që e ka ndihmuar atë më së shumti jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në momentet më të vështira të jetës personale.

Këngëtarja e famshme Rihanna përpara tre vitesh pati një ngjarje shumë të papëlqyeshme, që për më tepër u bë edhe publike. E dhunuar keq nga ish i dashuri i saj në atë kohë Chris Brown, Jay-Z ishte ai që i lëshoi Chrisit një mesazh në publik duke i thënë “Chris Brown është një njeri i vdekur që ecën mbi tokë”.

Por tashmë që ngjarja ka tre vjet që ka kaluar, lajmet për një ribashkim të mundshëm ndërmjet tyre kanë filluar të bëhen gjithnjë e më të besueshme. Sipas raportimeve të portalit të famshëm Radar Online, në fillim ishin kritikat nga gratë e keqtrajtuara, ndërsa tani është radha e kritikave nga Jay-Z, miku dhe mentori i saj.

“Nuk e kuptoj se si Chris e ka goditur atë dhe nuk dua më të kem të bëj me një burrë të tillë. Por më i nxehur jam me Rihannën. Nuk e di se çfarë po mendon, por ajo nuk duhet të harrojë se çfarë i ndodhi”, është shprehur Jay-Z, bashkëshorti i Beyonces. (LajmeShqip.com)