Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 19:38

Pak ditë më parë, më saktë ditën e Shën Valentinit, këngëtarja amerikane Jennifer Lopez ka zgjedhur që ta festojë ditën e të dashuruarve duke pozuar përpara fotografit me të dashurin e saj Casper Smart.

Me një përqafim në krahët e të dashurit të tij, teksa lehtësisht puth kokën e saj, çifti duket mjaft i dashuruar.

Këtë foto Jennifer fillimisht e postoi në profilin  e saj të Twitter, për ta hequr shumë shpjet; kush e di pse?!

Gjithsesi, gjurmimit të medieve nuk mund t’i shpëtonte, prandaj ne po ju sjellim foton e parë profesionale të tyren.

Jennifer Lopez dhe ish bashkëshorti i saj Marc Anthony në publik janë shpallur miq të mirë, ku duket se midis tyre nuk ka aspak vend për xhelozi për këtë lidhje të nxehtë të këngëtares.

Jennifer Lopez për momentin është e angazhuar si juriste në spektaklin “American Idol”. (LajmeShqip.com)