Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 15:40

Londër – Aktori Daniel Craig që luan rolin e personazhit të famshëm James Bond, kësaj here edhe në serinë e tretë të tij, ka refuzuar të lahet në pishinën e zgjedhur për filmim.

Refuzimi i tij ka qenë i prerë, me arsyen se pishina ishte e papërshtatshme për të dhe se nuk ishte higjienike. Sipas burimeve të Daily Mail pishina ishte një nga më të mirat e Anglisë dhe ishte shumë e pastër. Por pretendimet e tepërta të aktorit kanë bërë që punonjësit ta ripastronin atë nëqoftëse do të donin që ai të luante pjesën e parashikuar të skenarit.

Duket që profesionalizmi i tij në kryerjen e skenave të Agjentit 007, ka bërë që atij t’i plotësohen të gjitha kushtet simbas dëshirës.

Daniel Craig njihet për karakterin e tij striktë dhe të drejtpërdrejtë. Përpara disa ditësh ai e quajti familjen Kardashian ‘një tufë idiotësh’. (LajmeShqip.com)