Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 22:39

Këngëtari i cili para se të bëhej i famshëm, kishte qenë ushtar i KFOR-it anglez, në Kosovë, James Blunt ka folur për atë se si ka nisur karrierën e tij prej ylli të muzikës. Në një intervistë dhënë gazetës portugeze “Correio24horas”, ai ka folur gjatë për raportet e tij me Kosovën. Madje në këtë intervistë ai ka pranuar se Kosova e ka inspiruar atë të filloj karrierën si muzikant. 

Lajmi me klipin e këngës kushtuar luftës në Kosovë mund të lexohet këtu.

“Një kapitull shumë i rëndësishëm në jetën time ishte ai kur i kisha 25 vjet dhe isha në një mision paqeruajtës në Kosovë. Atje kam parë njerëzit të cilët ani pse kanë dalë nga një konflikt, ata komunikojnë përmes muzikës dhe se ata janë një shembull sesi muzika është mjet i mirë komunikimi. Ne të gjithë jemi qenie njerëzore që dallojmë nga njëri tjetri dhe në Kosovë kjo gjë respektohet mjaft. Kjo më ka inspiruar që t’ia filloj muzikës dhe të bëhem një këngëtar”, ka thënë Blunt.

Sot këngëtari, hiti i këngëve si “You are beautiful ” e “Goodbye my friend’s” ende thotë se është i interesuar që të ndihmoj vende të ndryshme që kanë dalë nga konflikti. Duke vazhduar të flas për Kosovën, Blunt ka thënë se është kthyer atje disa herë për të kënduar për ish kolegët e tij. “Edhe kur isha ushtar kisha kohë të luaja në kitarë”, ka thënë ai. (LajmeShqip.com)