Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 20:01

Shumë vajza kanë rënë në dashuri me të, disa modele, disa aktore. Por ka edhe shumë të tjera, as modele dhe as aktore, që duan të dinë nëse Kivanc është i martuar apo jo. Kivanc Tatlitug nuk është martuar akoma vajza, qetësohuni!

Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug ka pasur lidhje me shumë vajza të bukura në Turqi, duke filluar që nga modele, aktore e deri edhe në mbretëresha bukurie. Së fundi, ka disa kohë që ka gjetur dashurinë e vërtetë, siç është shprehur ai në disa media vendase, ndonëse këto të fundit, ende dyshojnë që Brad Pitt-i i Turqisë të ketë gjetur më në fund lumturinë në këtë pjesë.

Azra AkÄn është një modele dhe aktore gjermano-turke, e cila është kurorëzuar edhe si Miss Bota 2002 dhe Miss Turqia 2002. Pati një lidhje me aktorin që në vitin 2002, pasi fitoi kurorën e Miss Turqisë, ndërsa Tatlitug ishte përzgjedhur si modeli më i mirë në Turqi. Një lidhje e gjatë që shkoi dëri në vitin 2008, kur u ndanë për t’i dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit në vitin 2011. Në atë kohë madje, mediat turke shkruan edhe se çifti po bënte plane për martesë, pas një udhëtimi romantik që kishin bërë në Amsterdam, por shkurtin e vitit të ardhëm, ata të dy i dhanë fund lidhjes së tyre për t’i dhënë një mundësi të tretë njëri-tjetrit disa muaj më vonë, e cila dështoi gjithashtu.

Pas ndarjes me Azra Akın, mediat turke aluduan se Behlul ishte duke jetuar një lidhje me aktoren Songul Oden, me të cilën luajti serialin “Gumus”, por në fund të vitin 2008,

Kivanç pati një lidhje gati 2-vjeçare me aktoren Meltem Cumbul, me të cilën u nda në vitin 2010.

Kur Tatlitug u nda me Cumbul, ai u lidh me një aktore mjaft të pëlqyer në Turqi, Idil Firat, në fund të vitit 2010, por kjo marrëdhënie nuk zgjati shumë. Pas disa muajsh, ai do t’i jepte një shans të dytë dashurisë së tij disavjeçare me ish-Miss Botën Azra Akin, me të cilën po ashtu e mbylli marrëdhënien shumë shpejt.

Në vitin 2013, Kivanç takoi modelen Florence Eugene, por lidhja e tyre zgjati vetëm disa muaj.

Tani, Kivanc Tatlitug ka gjetur një të dashur të re, Basak Dizer, me të cilën është i lidhur prej disa kohësh. Ishte fundi i vitit 2013, kur Tatlitug dhe Basak Dizer ishin takuar për herë të parë, por lidhja e tyre ende nuk ishte bërë zyrtare. Kishte thashetheme se ata të dy ishin bashkë, por asgjë e konfirmuar. Dhe vetëm pas disa muajsh, marrëdhënia u bë zyrtare.