Lajme Shqip Tuesday, 01 September 2015 20:49

Jennifer Lopez ka një sistem të tërë ‘high-tech’ për tu kujdesur për të gjitha rrobat që ajo ka.

Jennifer Lopez ka tri dhoma të  mëdha vetëm për veshjet e saj. Dhe ajo ia del që asnjë herë të mos veshë një gjë të njejtë dy herë.

Për këtë kujdeset një staf i tërë, pasi ata kanë krijuar një databazë dhe çdo rrobë e saj, që nga fustanet, pantollonat, këpucët, çantat dhe rrypët kanë nga një kod i cili është i regjistruar në sistem, transmeton lajmi.net.

Kështu, ajo para se të zgjedhë diçka për të veshur, e skanon kodin dhe i del menjëherë artikulli e madje edhe fotografitë e kapura nga paparacët si dhe data e vendi kur e kur e ka veshur.

‘Ajo kujdeset shumë për modën dhe rrobat e saj’, ka thënë një burim. ‘Për këtë sistem kujdeset një staf i tërë gjatë gjithë kohës ndërsa është i gatshëm kurdo që asaj i duhet, në çdo vend të botës’./Lajmi.net