Lajme Shqip Saturday, 08 August 2015 12:19

Këngëtarja Dafina Zeqiri verën e ka shumë të ngarkuar.

Me koncerte sa andej e sa këndej, asaj i ka rënë rruga në Tiranë.

Madje ajo ka treguar se cili është njëri ndër vendet më të preferuara të saj atje.

Restoranti Çoko te Blloku në Tiranë ka përfituar një reklamë shumë të mirë nga këngëtarja.

Kjo pasi ajo i ka lavdëruar përmes instagramit të saj, ku ndiqet nga qindra fansa.

“Një ndër vendet më të preferuara me ushqimin në nivel. Çoko/Tiranë te Blloku”.

“Pije dhe ushqim të mrekullueshëm”, ka shkruar dafina në Instagram, ku ka publikuar edhe menynë e këti restoranti.

Këtë verë këngëtarja ka publikuar dy këngë “Te ti” dhe “Be a man Once”, që të dyja të realizuara edhe me video klipe.