Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 08:42

Lajmi për largimin nga Youtube të klipit më të ri nga Mozzik dhe Xhensila sapo janë përhapur në faqet online, shoqëruar sigurisht me aludimet e para për arsyen e vërtetë.

Ndërkohë që shumë fansa mbetën në pritje të një deklarate nga vete artistët, mad. al ka kontaktuar me menaxherin e Mozzik, i cili është shprehur se arsyeja e vërtetë ende nuk është e qartë as për vetë këngëtarët.

“Per momentin të gjithë jemi në pritje të informacionit nga kompania që manaxhon faqen e Youtube të Xhensilës dhe për kete arsye nuk mund të shprehemi derisa të kemi një përgjigje konkrete.

Megjtihatë një gjë është e sigurt, klipi dhe kënga nuk kanë shkelur asnjë rregullore të Youtube pasi autenticiteti i tyre është 100% i realizuar nga Zzap and Chriss”.

Ne mbetemi në pritje të një konfirmimi zyrtar se çfare po ndodh me klipin. /mad.al/