Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 20:08

New-York – Suksesi i saj është në hije, por në fakt është një prej grave më të pasura të Amerikës dhe sigurisht edhe një ndër më të fuqishmet.

Sheryl Sandberg është Drejtorja Operative e Facebook-ut, domethënë truri i vërtetë veprues i rrjetit social, të themeluar nga Mark Zuckerberg. Por Sandberg është edhe një prej objekteve të skandalit, që prej vitesh përballë edhe ligjërisht Facebook-un me Google-n, pasi sipas “New Yorker”, ajo punonte për ta.

Historia i ka fillesat në vitin 2007, kur Mark Zuckerberg kuptoi se krijesa e tij po i shpëtonte nga duart, ndaj kishte nevojë për një ekspert që ta forconte më tej Facebook-un.

Mark takoi Sheryl Sandberg, e cila në atë moment ishte zëvendëspresidente për shitjet online dhe veprimet e tjera të Google.

Sandberg ka bërë një karrierë të shpejtë dhe në 2007 kërkonte dicka ndryshe. Takimi me Mark ishte i duhuri dhe ata nisën të shiheshin gjithnjë e më shpesh derisa Zuckerberg e vendosi të ishte Sheryl, mendja e rrjetit social. E kështu nisi edhe beteja mes Facebook dhe Google.