Lajme Shqip Tuesday, 23 July 2013 14:55

Këngëtari britanik Robbie Williams shfaqi anën e tij të “mirë” gjatë një koncerti në Suedi pasi një fanses ia dha autografin në prapanicë.

Krijuesi i hitit “Angels” në koncertin që e zhvilloi në Gothenburg vërejti një baner që po e mbante vajza me emrin Lone Martinsen.

Në baner shkruante, “Të lutem nënshkruajë në prapanicën time që unë të mund ta bëjë tatuazh atë”.

Williamsi nuk përtoi dhe e ftoi fansen në skenë, ku ajo i zhveshi xhinset për yllin që t`ia plotësonte kërkesën asaj.