Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 08:23

Modelja dhe së fundmi këngëtarja Morena Taraku, shënon 18 gushtin si një ditë të veçantë të saj.

Ajo ka arritur plotë 200 mijë ndjekës në rrjetin e saj Instagram, dhe është shprehur tejet e lumtur.

Morena ka postuar një fotografi me të cilën edhe ka shkruajtur fjalë për fansat dhe njerëzit që e kanë përkrahur.

“Me 200 K, unë dua të ju falenderoj një nga një për dashurinë dhe suportin që më keni dhuruar çdo ditë. Unë kurrë nuk jam ndjerë e vetmuar në momentet më të vështira të jetës sime, sepse ju gjithmonë më keni përkrahur. Ju jeni spektatorët më të mirë të jetës sime. Unë premtoj që do të ndajë me ju dashuri, paqë dhe momente të mira. Me dashuri Morena”.