Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 12:59

Pas përfundimit të martesës së tyre 7-vjeçare, Jennifer Lopez nuk duket aspak e mërzitur me vendimin e saj dhe duket se karrierës së saj i është kthyer fuqishëm.

Pasi festoi ditëlindjen e 42-të me familjarët dhe miqtë e saj në një festë private, ajo i është kthyer karrierës.

Për momentin J-Lo ndodhet në Atlanta së bashku me dy fëmijët e saj binjak, Max dhe Emme. Ajo është duke bërë xhirimet e filmit “What to expect When You’re Expecting”.

Ajo është shumë e entuziasmuar që i është kthyer sërish karrierës së saj. Gjithashtu flitet se ajo mund të nënshkruajë sërish për të qënë gjykatëse në edicionin e ardhshëm të “American Idol”.

Të premten producenti ekzekutiv i programit, Cecile Frot-Coutaz tha se ishte në bisedime e sipër me lopez për edicionin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)