Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 08:30

Jennifer Lopez i ka shpallur luftë ish-shoferit të saj dhe e akuzon atë për zhvatje. Këngëtarja dhe aktorja ka depozituar padinë në gjykatë dhe mediat raportojnë se ajo kërkon dëmshpërblim 20 milionë dollarë nga 42-vjeçari Hakob Manoukian.

Ndërsa Lopez kalonte periudha të vështira në jetën e saj, shoferi nuk bënte gjë tjetër veçse përfitonte nga kjo gjendje e punëdhënëses së tij. Lopez pretendon se ish-shoferi i saj e ka kërcënuar se do të bëjë publike detaje dhe ngjarje nga jeta e saj private dhe më shumë se njëherë i ka kërkuar para në shkëmbim të heshtjes.

Janë situata këto jo pak të sikletshme në jetën e të famshmëve, por Lopez është detyruar të heshtë për të mos hapur të tjera telashe teksa jeta e saj private ishte një lëmsh i vërtetë. Prej këtyre kërcënimeve ajo nuk e hiqte dot as nga puna dhe e ka duruar për disa vite.

Ish-shoferi i Jennifer Lopez, Manoukian ishte punësuar nga këngëtarja në vitin 2005 ndërsa tani i duhet të përballet me paditë e Lopez, e cila tashmë duket se nuk e vret më mendjen për çfarë mund të tregojë ish-shoferi i saj.