Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 16:54

Menjёherё pasi J-Lo shpalli divorcin me bashkёshortin e saj, mediat kanё filluar tё ngrejnё dyshimet e tyre se kush mund tё ishte shkaktari i shkatёrrimit tё kёsaj familjeje. Shumё kanё menduar dhe hedhur hipotezёn qё shkaku mund tё ketё qenё modeli-aktori kuban, ose i quajtur ndryshe Brad Pitti kubanez, William Levy 30-vjeçar, i cili performoi me kёngёtaren nё videon e saj hot “I’m into you”.

Duket se ndarja e bukuroshit kubanez nga bashkёshortja e tij, Elizabeth Gutierrez, njё muaj pas pёrfundimit tё xhirimit tё klipit, ka dhёnё shkas mё shumё pёr t’u pёrfolur.

Duke marrё shkas nga kёto zёra, zёdhёnёsi i Levys ka bёrё dje njё deklaratё: “E vetmja marrёdhёnie qё ka qenё dhe vazhdon tё mbetet ndёrmjet modelit-aktorit dhe divёs sё muzikёs, ёshtё lidhja e njё raporti profesional.”

Pёr tё mos e mbyllur me kaq, njё tabloid italian bёn me dije se J-Lo ka edhe njё arsye mё shumё pёr tё mos qenё e implikuar me bukuroshin.

Djaloshi ёshtё nёn gjykim pasi ёshtё paditur nga njё ish-fanse e tij minorene, e cila pretendon se ёshtё ngacmuar seksualisht prej tij nё njё dhomё hoteli, nё Kaliforni. Akuzat bёhen akoma mё tё rёnda me dёshminё e saj, sipas sё cilёs minorenia ёshtё infektuar nga njё sёmundje seksualisht e transmetueshme si pasojё e marrёdhёnies me yllin e telenovelave.

Nё qoftё se akuzat janё tё vёrteta, atёhere nuk kemi asnjё dyshim qё Lopez do tё donte t’i rrinte larg. (LajmeShqip.com)