Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 07:06

Intervista e saj pak pas kurorёzimit e ka prishur magjinё e asaj dite.

Jennifer Lopez është duke mbrojtur veten nga gazetarёt duke u betuar qё ajo nuk ka thёnё atё çfarё ata kanё nёnkuptuar.

Aktorja / këngëtarja, e cila u kurorёzua si gruaja mё e bukur e vitit 2011 nga revista People disa orë pёrpara se ajo tё shfaqej në American Idol, ishte ofruar t’i jepte disa kёshilla pёr karrierёn Stefano Langone-s (konkurent nё kёtё kёtё spektakёl). Gjatё kёsaj interviste ajo thotё se ёshtё keqkuptuar fjala qё ajo ka thёnё. Kёngёtarja ka pёrdorur njё fjalё qё nё ekran ka tingёlluar si fjala ‘shit-bajgё’.

Por Lopez këmbëngul se ajo kurrë nuk do ta përdorte njё shprehje tё tillё në një shfaqje televizive.

Ajo ka telefonuar nё programin televiziv tё drejtpёrdrejtё Access Hollywood tё Premten, duke thёnё:

“Nigel Lythgoe (producenti i spektaklit) vrapoi drejt meje me njё frymё dhe mё tha “Mos the gjё bajgё?”. Dhe unё e shastisur pёr momentin i thashё “Jo, unё thashё ‘shiz’. Ti e di qё unё s’do e pёrdorja asnjёherё nё njё program televiziv!”

J-Lo, nuk tё ka faj media qё s’tё la rehat tё shijosh çmimin qё t’u dha, prandaj mё kujdes kur tё flasёsh herё tjetёr!