Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 15:26

Nëse nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa një grua e dashuruar, kjo dyfishohet nëse ka disnivele moshe. Pavarësisht kësaj, këngëtarja Jennifer Lopez po përjeton një adoleshencë të dytë në duart e të dashurit të saj të ri, balerinit Casper Smart.

Marrëdhënia mes Casper dhe J-Lo bazohet në të shumtën e rasteve në udhëtime në Karaibe, një luks që Casper dhe kushdo do e përjetonte po të ishte i dashuri i Lopez.

Fakti është se i riu mbushi 25 vjeç dhe natyrisht e dashura e tij 41-vjeçare duhet t’i linte një përshtypje të mirë me një dhuratë të përshtatshme për moshën dhe statusin. Prandaj, ajo i dhuruar atij një makinë të re, nga ato më të kushtueshmet.

Të paktën Casper është mirënjohës, pas marrjes së dhuratës ai i dhuroi një puthje plot pasion yllit të ‘Dance Again’. Ditëlindja u festua në Los Angeles dhe Jennifer kishte përgatitur që gjithçka të ishte e përsosur. Pas mbarimit të festës çifti u largua me makinën e re e drejtuar nga Casper. Pavarësisht diferencës së moshës dashuria e tyre duket mëse e vërtetë, edhe pse koha është ajo që do ta tregojë.