Lajme Shqip Wednesday, 01 August 2012 13:42

Vajza bëhuni gati të shikoni setin fotografik më të fundit ‘J.Crew koleksioni Special’!

Në këtë koleksion do të gjeni rrobat e duhura për të vezulluar me paraqitjen tuaj. Ky koleksion është perfekt dhe do t’ju japë një ndjenjë optimiste verore.

Pastër dhe thjeshtë, të gjitha këto detaje provojnë se ngjyra e bardhë është më e preferuara në këtë sezon. Në qoftë se po kërkoni detaje të veçanta për të rrezëlluar në diell, mjafton të shikoni koleksionin më të ri, i prodhuar nga pëlhura dhe materiale luksoze.

Kur është fjala për dizajne elegantë, J.Crew është një nga personat që di nocionin e të qenurit unik. Cilat janë krijimet më të veçanta në këtë koleksion, në fakt në pamje të parë duken shumë të thjeshta, por janë më të vërtetë atraktive për syrin që di të vlerësojë elegancën.

Fustane të qëndisura dhe me pendë argëtuese dhe mjaft flirtuese; me jakë V, xhepa, xhaketa fine, material pambuku i hollë, të gjitha të punuara nga Thomas Mason që e bëjnë look-un tuaj të veçantë. Një koleksion që nuk duhet të humbisni rastin ta shikoni.

Një gardërobë  e rafinuar dhe elegante e bën këtë koleksion ideal për ditët e nxehta të verës. Nëse keni nevojë për frymëzim, për të pasur një ide se çfarë është në modë, mjafton të shikoni koleksionin më të fundit të kësaj marke.

(LajmeShqip.com)