Lajme Shqip Friday, 05 July 2013 17:02

Një propozim martese nga ish-spiunia ruse Anna Chapman, për Edward Snowden nëpërmjet Twitter. 

“Snowden do të martohesh me mua?”, Ishte mesazhi në llogarinë personale të saj në Twitter, ku Anna Chapman i drejtohet njeriut, që një muaj më parë furnizoi shtypin ndërkombëtar me dokumente sekrete të shërbimeve të inteligjencës amerikane. 

Në këtë postim u përgjigj me humor një përdorues me emrin “NSA”, të cilat janë inicialet e Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, duke shkruar: “Ne jemi dëshmitarë”, raporton BW. 

Edhe më parë Anna Chapman i kishte propozuar për martesë Edward Snowden, në Twitter duke komentuar “do të ishte një familje spiunësh”. 

31 vjecarja me flokë të kuqe është shpallur spiune në vitin 2010 dhe përfundimisht u bë një njeri i famshëm dhe model në atdheun e saj, pas show-t “Sekretet e botës”.