Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 18:55

Të paktën për ne median ka qënë si një rrufe në qiell të hapur. Vetëm përpara pak ditësh i shikonim të buzëqeshnin dhe krah njëri-tjetrit; ndërsa tani deklarohet ndarja e befasishme.

Geri Halliwell dhe Henry Beckwith i dhanë lamtumirën njëri-tjetrit.

Thuhet se ish-këngëtarja e grupit Spice Girls, që ishte e fejuar prej 2 vitesh, ka ngelur e shkatërruar shpirtërisht nga kjo ndarje. Kështu e kanë përshkruar këtë situatë disa miq të Gerit për tabloidin ‘The Sun’. Ndarja duhet të ketë ndodhur përpara disa ditësh, duke prishur kështu edhe festën e ditëlindjes së saj që ajo kishte planifikuar për të shtunën në mbrëmje.

Sipas rrëfimeve të miqve të saj, arsyeja për këtë ndarje ka qënë mosha e tyre, ajo 39 ndërsa ai 32; si dhe fakti që ai ishte shumë tip i festave, gjë për të cilën Geri nuk kishte shumë besim.

Dhe kështu, tregut të beqarëve i bashkohet edhe Geri Haliwell. (LajmeShqip.com)