Lajme Shqip Thursday, 16 May 2013 23:04

Në një aktivitet festiv të organizuar nga forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar,i njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, morri pjesë edhe ish-kryeminsitri Pandeli Majko.

Në këtë aktivitet, Majko, zbuloi parrullën për këtë njësi bashkiake. “Te pesa fillon shpresa”, tha Majko gjatë aktivitetit.

Ish-kryeministri Majko, duke folur para të rinjëve, zuri edhe pozicionin e DJ në organizimin rinor, njoftojnë mediat shqiptare.

Ai tha se kjo festë është vetëm fillimi dhe se “pas 23 qershorit fitorja do të flasë për socialistët, jo vetëm në njësinë 5, por në të gjithë Shqipërinë.”