Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 08:08

Festa pёr ta vazhdon…

Ndryshe nga disa të tjerë, disa prej ish-banorëve të shtëpisë së “Big Brother 4” kanë vendosur të argëtohen së bashku, se sa tё grinden me njёri-tjetrin.

Kështu  Klodi, Mirjeta, Alkena, Marjeli, OG (Geri), Shkëlqimi e të tjerë kanë nisur një tur nëpër Shqipëri. Udhëtimin e tyre e kanё nisur nga Kruja për të vijuar në Durrës e më pas në Vlorë.

Ky tur ka zgjatur dy ditë dhe ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother 4” janë kthyer përsëri në Tiranë. Pas përfundimit të këtij udhëtimi, Alkena është rikthyer përsëri në Kosovë, ndërsa Marieli është nisur drejt Italisë. Ndёrsa Mirjeta vazhdon miqësinë e ngushtë me Klodin.