Lajme Shqip Saturday, 06 August 2011 14:45

Blake Civil-Fielder sot kërkon me këmbëngulje atë pjesë të pasurisë së saj që i takon. Sipas disa burimeve ai synon të shkruajë një libër rreth jetës së tij me këngëtaren, përfshirë edhe disa fotografi private. Me këtë libër ai kërkon të vërtetën sipas tij, gjithçka rreth jetës së këngëtares, mënyrës se si ajo nisi drogën, pa qënë i ndikuar nga ai, ndryshe nga shumë fjalë që e fajësojnë.

Për momentin ai është duke vuajtur dënimin me burg prej 32 muajsh për vjedhje dhe posedim të armëve të zjarrit, po pasi ka marrë vesh që është përjashtuar nga testamenti i Amyt, ka vendosur të luftojë për dëshirat e tij të fundit. Revista NOW ka deklaruar në bazë të disa burimeve të saj se:

“Familja e Amyt ka qënë dirigjuesja e shtëpisë së saj diskografike dhe mos lënia e trashëgimisë atij, është diçka kundra vullnetit të saj. Blake nuk i beson kësaj pasi në telefonatat e fundit që ka patur gjatë kohës që ai ishte në burg, ajo i ka shprehur dashurinë dhe shpresën se mund të kthehej sërish me të. Gjithashtu Blake siguron se këtë gjë mund ta vërtetojë nëpërmjet korrespondencës. Ai është i bindur që Amy nuk do të kishte dashur kurrë ta linte keq dhe në vështirësi atë, prandaj ai do të sigurohet nëse çdo gjë e caktuar në testament ka qënë me dëshirën e saj.”

Ai në asnjë moment nuk e përmend të fejuarën e tij Sarah, me të cilën ka edhe një fëmi. Është interesant fakti se përpara disa kohësh që këngëtarja të vdiste, vetë Sarah kishte thënë një intervistë ku thoshte:

“Amy ka qënë gjithmonë pjesë e marrëdhënie stime me Blake. Prania e saj ndjehet gjithmonë. Kur jam njohur në fillim me Blake i kam treguar fotografitë e mia kur isha më e re dhe ai dias herë më ka thënë që i ngjaj Amyt. Ishte një mënyrë e tij për të thënë që e donte akoma, pavarësisht se ishte afruar dhe lidhur me një vajzë që jo vetëm i ngjante fizikisht por edhe në mënyrën e të sjellurit.”

Dashuria ndërmjet Amyt dhe Blake ka qënë gjithnjë e trazuar. U martuan në 2007 pavarësisht se prindërit e saj nuk ishin të pëlqimit, pasi mendonin që ai ndikonte negativisht mbi të. Më pas Blake u arrestua për posedim droge dhe gjatë kësaj kohe Amy është parë në festa të ndryshme, e shoqëruar nga persona të ndryshëm. Dhe ishte pikërisht akuza për tradhëti bashkëshortore që i drejtoi në gjykatë për t’u ndarë ligjërisht. Por, pavarësisht se të ndarë ata dëgjoheshin shpesh në telefon, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe i dashuri i ri i Amyt, Reg Travis. (LajmeShqip.com)