Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 20:24

Ai ёshtё aktori hollivudian 51-vjeçar, Dough Hutchinson i cili u martua para disa muajsh me kёngёtaren 16-vjeçare Courtney Stodden. Janё pёrfolur shumё pёr lidhjen e tyre martesore, tё cilёn shumё veta e kanё konsideruar tё jashtёligjshme. Por, ja qё nё Amerikё ka disa shtete qё e lejojnё martesёn nё moshёn 16-vjeçare!

Pёr herё tё parё çifti ka dhёnё njё intervistё duke treguar kёndvёshtrimin e tyre tё kёsaj lidhjeje. Ai ёshtё mё i madh nё moshё se vetё babai i saj, e megjithatё ka marrё bekimin e prindёrve tё saj. Ai thotё se me dёshirёn e tij ka bёrё publike kёtё lidhje, pёr t’i vёrtetuar botёs se dashuria e vёrtetё nuk njeh moshё.

Por, pavarёsisht çfarё thonё, shumё njerёz vazhdojnё t’i pёrflasin: Doughin ta quajnё pervers dhe Courtney ta quajnё fallsё. Madje edhe nё studiot amerikane janё ftuar specialistё tё plastikёs pёr tё studiuar pamjen e 16-vjeçares. Megjithёse ka pamjen e njё tё rriture, po ta shohёsh pa makiazh mosha e saj tregon vёrtetёsinё e saj. Ajo çfarё e bёn mё spekulative kёtё vajzё, ёshtё pretendimi i saj se ёshtё njё besimtare e krishterё e mirё, ndryshe nga imazhi qё mund tё krijohet nga pamja e saj shumё provokuese.

A mundet kjo lidhje t’i rezistojё kohёs, tё paktёn deri sa Courtney t’i ketё bёrё 20-vjet?

E gjithё Amerika gumёzhin pёr kёtё çёshtje. (LajmeShqip.com)