Imogen Thomas, bukuroshja e Big Brother-Anglia, është shfaqur në pishinën e një SPA-je me tatuazh të ri.
28-vjeçarja që tani ndodhet në Los Angeles ka bërë një tatuazh që është shumë domethënës:
“Gënjeshtarët dhe tradhëtarët nuk do ta fitojnë kurrë zemrën time.”
Ajo ka qënë e përfshirë në akuzat e hedhura mbi yllin e Manchester United, Ryan Giggs 37-vjeçar, i cili përveçse me Imogen, e tradhëtoi gruan edhe me kunatën e tij.
Imogen duket se ka filluar të ndërrojë mëndje edhe për vendbanimin e saj, pasi në Twitter ajo ka cituar:
“Jam kaq e lumtur në SH.B.A., saqë nuk dua të kthehem në shtëpi në mes të gjithë atyre ‘zhurmave’. Do të qëndroj këtu përgjithmonë.” (LajmeShqip.com)