Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 11:14

Modelja britanike Imogen Thomas është thirrur kohëve të fundit në gjykatë për të dëshmuar mbi lidhjen e saj seksuale me futbollistin anglez Ryan Giggs. Por teksa rrëfen detajet e nevojshme për gjykatën, ajo nuk e ka penguar veten të fotografohet dhe të tregojë format e saj ndjellëse që e kanë bërë futbollistin të humbasë toruan.

Imogen 28 vjeçare, ka pozuar për revistën e meshkujve ‘Nuts’ pothuajse lakuriq, e mbuluar vetëm me shiritin e zi, që presupozon të jetë negativi i një kasete erotike të saj.

Dikur Miss i Wales në vitin 2003, që mezi i mbulon format e saj të plota, është shprehur për këtë revistë se sipas mendimit të saj femra më seksi e vitit është Rihanna.

“Çdo gjë që Rihanna bën është seksi! Videot e saja, mënyra se si lëviz dhe vishet… në çdo këndvështrim ajo rrezaton seksualitet,” ka thënë Imogen që duket se dëshiron ta konkurrojë Rihannën me pozimet e saj të reja. (LajmeShqip.com)