Lajme Shqip Saturday, 02 April 2011 09:08

Flet këngëtari që për 26 vjet në skenë ka krijuar 26 albume dhe shkruar 400 këngë: “Këndo dhe me zërin e bretkosës, veç këndo me zërin tënd”.

Këngëtari emblemë,  Ilir Shaqiri është baba i tre djemve dhe është martuar në vitin 1984. Këngën fillimisht e ka nisur si mision, por gjatë periudhës së vështirë  që kaloi Kosova,  ai këngën e tij e vuri në shërbim të patriotizmit dhe të kombit të Kosovës, duke frymëzuar miliona shqiptarë me këngët e tij. 

Ai tregon që pas koncertit që ka zhvilluar në Evropë në shërbim të UÇK-së shumë të rinj shqiptarë pas këtij koncerti u janë bashkangjitur radhëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Është ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1979 me këngën “O zambaku i Prizrenit. Ka xhiruar tri videokaseta dhe një film televiziv me regjisorin e njohur kosovar, Isa Qosja. Ka marrë shumë çmime në festivale  dhe konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pasioni i tij nuk ka qёnё vetёm kёnga. Pёr tё ka qёnё pasion edhe piktura me mbledhjen e sendeve antike. Por kёto nuk kanё asgjё tё krahasueshme me kёngёn, e cila nisi si pasion dhe u kthye nё mision. Nё mision sepse filloi t’i kёndonte Kosovёs pёr ditёt e vёshtira qё po kalonte. Me kёngё shprehte gjithçka çfarё ndiente pёr popullin e tij. Mё pas, pas çlirimit tё Kosovёs i ka kёnduar gjakut tё derdhur pёr liri dhe dёshmorёve tё kombit. Sot ai i kёndon pёrsёri jetёs, dashurisё dhe mёrgimit, duke mos harruar asnjёherё kёngёt pёr luftёn e lavdishme tё UÇK-sё, qё e bёri tё kёndojё lirshёm nё shqip.

 

Shaqiri kujton turneun e organizuar nё Evropё nё kohёn e luftёs sё Kosovёs. Ai nuk harron pa falenderuar artistët shqiptarë, Mirush Kabashi, Çun Lajçi, Liri Lushi, Edmond  Zhulali, Arif Vladi, Agim Doçi, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Ledina Çelo, dhe organizatorin e këtij turneu, Remzi Ejupin. Pёr katёr muaj rresht dhanё 68 koncerte, paratё e tё cilave u derdhёn nё ndihmё tё UÇK-sё.

Ai pёrmёnd njё nga momentet mё emocionale tё karrierёs sё tij. Ishte viti 1993 kur gjatё njё turneu në Regensburg të Gjermanisë hyri nё sallё vёllai i tij i vogёl, i cili prej tre vitesh ishte larguar nga Kosova pёr tё mos shkuar ushtar në ushtrinë jugosllave. Ai kujton se nuk i besonte syve pasi vёllai i tij jetonte nё Zvicёr. Ju pre kёnga nё fyt, e la kёngёn dhe shkoi tё pёrqafonte tё vёllanё.

Këngët e tij hite janё:

“Falë t’qoftë gjaku Kosovë”
“Shqipëri, o nëna ime”
“Minatori”, Udhët e mia”
“Zëri i atdheut”
“Jam Evropë”
“Jam shqiptar”
“Shkëlqimi i plisit”
“Bilbili i Kosovës”
“Sërish vjen Marsi”,
“Princesha e Dukagjinit”
“Moj e rritur në Kosovë”
“Dridhe Shkup e Shkodër”.