Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 16:49

Kur Kate Moss bëri betimin ndaj burrit të saj Jamie Hince muajin e kaluar të gjithë sytë ishin mbi të… Të gjithë sytë ishin mbi të deri sa u vu re që ndërmjet shoqërueseve të nderit ishte edhe motra e saj, Lottie Moss.

Që nga ajo ditë agjensi të shumta modelimi po konkurojnë për të shkruar kontratë me 13-vjeçaren bjonde, me lëkurë porcelani dhe linja të holla, idelaja për të zëvëndësuar motrën e saj 37-vjeçare si një mbretëreshë e pasarelave.

Sipas Vogue, Lottie ka shenja do të shkonte po aq fuqishëm në atë drejtim që ka bërë edhe motra e saj.

Ajo është vetëm 1 vit më e re se motra e saj kur u zbulua në moshën 14-vjeçare më 1988, në aeroportin JFK.

Carole White, themeluesja e ‘Premier Models’ dhe që lançoi karrierën e Naomit është shprehur se vogëlushja Lottie duket mjaft e bukur dhe e freskët, dhe tamam si një gonxhe trëndafili.

Gjithësesi, deri tani familja e saj nuk ka pranuar që vajza të modelojë me kohë të plotë pa i mbushur akoma 14-vjeç.

Bukuroshja 13-vjeçare po vlerësohet aq shumë nga kritikët, të cilët thonë se bukuria dhe hijeshia e saj është aq elegante, saqë ajo do të triumfonte aq sa ta linte nën hije motrën e saj Kate.

Por ajo dhe familja e saj e kanë bërë të ditur se Lottie pavarësisht dëshirës që ka për të sfiluar, nuk ka ndër mënd të konkurojë motrën e saj. (LajmeShqip.com)