Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 16:21

I dashuri i këngëtares Jennifer Lopez duket se është më shumë se i dashuruar me partneren e tij, aq sa ai ka zgjedhur të bëjë një tatuazh dedikuar asaj, por jo një tatuazh çfarëdo.

Balerini Casper Smart, një mashkull jo pak i lakmuar, ka përjetësuar në trup emrin e Jennifer Lopez dhe në një pjesë gati intime të trupit të tij.

Është “Touch Weekly” që raporton se balerini e ka shkruar emrin e këngëtares në pjesën e poshtme të belit.

Sipas burimit të këtij tabloidi këngëtares i pëlqen shumë ky tatuazh pasi për më tepër emri i saj ndodhet tatuazh në një zonë të tillë që jo kushdo mund ta shohë, por se është diçka që ju përket vetëm atyre.