Lajme Shqip Wednesday, 02 November 2011 11:10

Londër – Aktori 51 vjeçar është bërë baba për herë të parë nga ish partnerja e tij Tinglan Hong, që është 19 vjet më e re se ai. Shtatzënia ishte e paplanifikuar dhe emrin për fëmijën e tyre nuk e kanë zgjedhur akoma.
Sipas burimeve të DailyMail, Grant nuk ka qenë i pranishëm gjatë lindjes, pasi ka qenë në një tur golfi në Skoci. Burimet e këtij tabloidi thonë se zonjusha Hong e ka sjellë në jetë fëmijën e tyre pasditen e 26 shtatorit. Fëmija ka lindur në spitalin Portland në qendër të Londrës dhe besohet se ajo ka përdorur emrin ‘Sophie’ Hong gjatë qëndrimit të saj në spital.

Grant, i cili më parë ka qenë në marrëdhënie me Liz Hurley dhe Jemima Khan, ka frekuentuar Hong për pak kohë. Zëdhënësi i tij tha për shtypin mbrëmë:
“Ju konfirmoj se Hugh Grant është lumturuar me ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai dhe nëna e saj kanë pasur një aventurë kalimtare, dhe duke qenë se kjo gjë nuk ishte planifikuar, Hugh nuk mund të ishte më i lumtur dhe mbështetës se sa kaq! Ai dhe nëna e vajzës së tij, kanë diskutuar gjithçka dhe kanë arritur marrëveshje miqësore në lidhje me çdo çështje.”

Megjithatë, zonjusha Hong, e cila jetonte në jug të Londrës, tani është shpërngulur në një shtëpi afër asaj të Grantit. Sipas burimeve të zyrës së gjendjes civile, deri dje vajza e lindur ka qenë ende e paregjistruar ligjërisht.
Grant dhe Hong janë takuar në fillim të janarit dhe janë frekuentuar shumë pak. Marrëdhënia e tyre u ndërpre menjëherë sa ajo mbeti shtatzënë. (LajmeShqip.com)