Lajme Shqip Friday, 19 July 2013 17:15

Kishte ëndërruar që një ditë të luajë rolin e prostitutës. E kjo për vetë faktin se sfidat e tërheqin. E me gjithë fitimin e rolit të parë të prostitutës, Vanessa Hudgens ka bërë me dije se xhirimet e skenave të nxehta shpesh mund të jenë të turpshme.

Aktorja 24-vjeçe e cila luan rolin e Cindy Paulson në filmin e ri “The Frozen Ground”, ka deklaruar se gjithmonë i ka pëlqyer ideja ta zgjedhin për role të vështira.
“Gjithmonë më kanë pëlqyer rolet e vështira. E mbaj në mend kur isha 12-vjeçe, dhe ëndërroja të luaja rolin e prostitutës e cila pëlqen të konsumoj lëndë narkotike. Por këta filma shpesh mund të jenë të turpshëm, pasi aty ka edhe skena të nxehta”, ka deklaruar Hudgens.