Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 17:02

Hong-kong – Hoteli më i lartë në botë është hapur sot në Hong Kong. Pamjet e dhomave janë thjesht spektakolare dhe nëse klientët kërkojnë diçka më shumë, hoteli ofron shërbime të tjera.

Në hotel mund të gjesh 6 restorante, llixha dhe një pishinë të madhe. Nëse këto nuk mjaftojnë ende, mund të bëhet një “shëtitje” në qendrën tregtare prej 93 mijë metrash katrorë.

Hoteli “Ritz Carlton Hong Kong” është më i larti në botë dhe ndërtesa e katërt më e lartë në të gjithë globin që në momentin që ditën e sotme ai hapi për herë të parë dyert. Hoteli gjendet në katet 102 deri në 118 të Qendrës Ndërkombëtare të Biznesit në Hong Kong dhe ka 312 dhoma.