Las Vegas – Ai ёshtё Doug Anthony Hutchison dhe ka luajtur sё bashku me Tom Hanks nё filmin ‘Green Mile’.
Nё maj ai ёshtё martuar me kёngёtaren e muzikёs kauntri, Courtney Alexis Stodden, 16-vjeçare. Nё profilin e tij, dje ka publikuar foton e parё tё dasmёs sё tij. Njё lidhje martesore e bёrё nё Las Vegas.
Meqё mosha legale pёr tё lidhur martesё ёshtё 18vjeçe, me lejen e prindёrve tё saj ajo ёshtё martuar me Dagun.
Tё ngacmuar nga gazetarёt pёr kontradiktat qё mund tё sjellё mosha e tyre nё kёtё martesё, ata janё pёrgjigjur:
“Ne jemi shumё tё dashuruar dhe duam tё japim mesazhin qё dashuria nuk njeh moshё.”
Prindёrit e saj nuk e kanё kundёrshtuar aspak kёtё martesё, pёrkundrazi, janё shprehur tё lumtur qё vajza e tyre ka zgjedhur njё njeri aq tё mrekullueshёm. (LajmeShqip.com)