Lajme Shqip Saturday, 09 July 2011 11:46

Gjatё udhёtimit tё tyre Duka dhe Dukesha e Kembrixh-it, nё Kanada kanё bёrё posaçёrisht edhe njё ndalesё pёr njё vogёlushe tё sёmurё nga kanceri.

Ajo ёshtё Diamond Marshall, 6-vjeçare, e cila ishte aq shumё e emocionuar pёr tё takuar princeshёn Kate sa i ёshtё hedhur menjёherё nё qafё me krahё tё hapur duke harruar qё nё fillim duhej t’i jepte buqetёn me lule. Pёrveçse buqetёs sё lules, vogёlushja i ka dhuruar princeshёs njё kuti nё formё zemre e cila pёrmbante njё byzylyk miqёsie qё ajo e kishte bёrё me duart e saj posaçёrisht pёr Kate-n.

Ishte njё moment i rrallё gёzimi pёr vogёlushen e cila ka vuajtur nga sarcoma e padiferencuar, njё kancer i rrallё pёr fёmijёt, i cili prek indet e buta tё trupit.

Qё mbas diagnostikimit tё saj nё shkurt, Diamond i ka kaluar ditёt e saj mё shumё nё spital se sa jashtё tij, pёr shkak tё kurёs sё kimioterapisё pёr tumorin e saj nё abdomen. Sёmundja e saj ishte akoma mё dёshpёruese pёr familjen e saj duke qёnё se edhe nёna e saj u largua nga jeta pёrpara 4 vitesh, edhe ajo pёr shkak tё kancerit. Sot, njerka e saj tregon se si bashkё me burrin e saj e bёnё ёndrrёn e vajzёs realitet.

Tё vetёdijshёm qё çifti mbretёror kishte planifikuar tё kalonte edhe nё Kanada, babai i Diamond e ka pyetur nёse do t’i pёlqente tё takonte princeshёn Kate. Pёrgjigjen ajo ja ka dhёnё nёpёrmjet njё letre, tё cilёn mё vonё ja dorёzoi vetё Dukeshёs nё dorё. Nё letёr shkruhej:

“E dashur Princesha Kate, unё quhem Diamond Ann dhe jam 6-vjeç. Emrin ma kanё vёnё simbas emrit tё Priceshёs Diana. Mami im tani ёshtё nё Parajsё me tё.

Unё kam kancer. Mё duhet tё kaloj shumё kohё nё spital. Tё kam parё nga krevati i spitalit kur u martove. Ti dukeshe me tё vёrtetё e bukur.

Mua mё pёlqen tё luaj me veshje princeshas. Princesha ime e preferuar ёshtё Aurora, qё ёshtё dhe e preferuara jote. Do tё mё pёlqente shumё tё tё takoja. Po ti a ke dёshirё tё mё takosh?”

Disa ditё mbasi kishte marrё letrёn nga vajza e tij, ai i shkroi Fondacionit “Thuaj njё dёshirё” duke i thёnё: “Mbase kёrkesa jonё mund t’ju duket çmёnduri, por ne e kemi tё qartё qё mbase Diamond nuk do tё ketё mundёsi pёr tё shkuar nё Disneyland pёr tё drekuar me Princesh Aurorёn e pёrrallёs ‘Bukuroshja e fjetur’. A do tё ishte e mundur qё Duka dhe Dukesha e Kembirxh-it tё bёnin njё fluturim tё shkurtёr pёr njё vizitё tё shkurtёr? Kjo gjё do ta ndihmonte shumё shpirtin e saj, do ta ngrinte shumё moralisht dhe do t’i jepte fuqi pёr tё luftuar sёmundjen.”

Nё fillim tё muajit qershor familja e saj mёsoi se Diamond ishte pёrzgjedhur pёr tё takuar princeshёn. Megjithёse e kishin kёshilluar pёr ta mbajtur sekrete, Diamond nuk ka mundur dot pa ja treguar shoqeve tё saja surprizёn qё e priste. Mbas takimit me princeshёn vogёlushja ёshtё shprehur:

“Princesha mё tha se i pёlqyen shumё lulet dhe fustani im. Ajo dukej po aq e bukur sa edhe nё televizor.”

Takimi u realizua nga Fondacioni ‘Thuaj njё dёshirё’ nё Aeroportin Internacional, nё Calgari. (LajmeShqip.com)