Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 13:39

Është apo jo shtatzënë, tashmë mund ta themi me siguri. Pas një periudhe qesharake ndahu-bashkohu, Hilary Duff më në fund e pranoi vetë se ishte shtatzënë.

Këngëtarja pret fëmijën e saj të parë nga burri Mike Comrie, lojtar i NHL-së. Njoftimin rreth shtatzënisë ata e bënë ditën e djelë, ditën e përvjetorit të parë të martesës së tyre.

“Këtë fundjavë unë dhe Mike festojmë përvjetorin tonë të parë! Nuk më besohet akoma që kaloi një vit, koha ecën vërtetë shpejtë kur ja kalon mirë! Në këtë ditë duam të ndajmë me juve edhe një lajm mjaft entuziasmues, atë që presim një fëmijë. Jemi tmerrësisht të lumtur dhe të gatshëm për të nisur këtë kapitull të ri të jetës sonë.”

Urime prindërve të ardhshëm! (LajmeShqip.com)