Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 20:21

Njё djalosh kurajoz ёshtё duke fituar lavde si tё jetё njё yll i vёrtetё, pasi vazhdon tё luajё pavarёsisht se nuk ka duar.

Djaloshi 11-vjeçar, Kearan Tongue-Gibbs, ka lindur pa krah.

Por pavarёsisht kёsaj, ai e mbёrthen topin nё mёnyrё tё shkёlqyer dhe bёn goditje tё sakta.

Ai ёshtё pranuar nga Bordi i Bowling-ut tё Anglisё dhe Wellsit si njё lojtar, qё pavarёsisht aftёsive tё kufizuara, ai ёshtё njё lojtar premtues. Pёr kёtё arsye ai po pёrgatitet pёr testin nё Birmingham Edgbaston.

Talenti i Kearan u vu nё dukje nё fillim nga familjarёt e tij, gjatё pushimeve nё fundjavё nё plazh dhe ai tani luan pёr klubin lokal nё Redditch, Worcs.

Pavarёsisht kufizimeve tё tij ai nuk ёshtё zmbrapsur asnjёherё. Ai luan dhe trajnohet me pasion. (LajmeShqip.com)