Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 11:58

Ajo është një nga ëngjëjt e industrisë më të famshme të veshjeve intime në botë Victoria’s Secret dhe ka hequr dorë nga një karrierë që me mijëra vajza e ëndërrojnë.

21 vjeçarja ishte vetëm 19 vjeçe kur mori pjesë në një konkurs të organizuar nga Victoria’s Secret për të zgjedhur një modele, një konkurs që mblodhi bashkë 10 mijë modele konkurrente. Në këtë konkurs të vitit 2009 ajo doli fitimtarja, duke zënë vëndin që me mijëra vajza e kishin ëndërruar.

Bukuroshja Kylie Bisutti në një intervistë ka thënë:

“Victoria’s Secret, pa dyshim që ka qenë një nga qëllimet e mia në jetë dhe gjithçka çfarë unë kërkoja ishte që ajo të bëhej karriera ime. Jam kënaqur shumë teksa punoja për të, por sa më shumë që unë pozoja me veshje intime, aq më shumë fillova të mos ndihesha rehat për shkak të besimit tim. Unë jam me besim të krishterë dhe sa më shumë që lexoja Biblën, aq më shumë bindesha që nuk po bëja gjënë e duhur.”

Bisutti kishte vetëm pak muaj që ishte martuar kur u përzgjodh nga ‘Victoria’ dhe burri i saj ka qenë një nga arsyet e këtij vendimi që ka marrë.

“Trupi im duhet të jetë vetëm për burrin tim dhe kjo gjë për mua është e shenjtë. Ai nuk më ka imponuar aspak në zgjedhjet e mia, përkundrazi, më ka mbështetur gjatë këtyre viteve karrierë pranë Victoria’s. Por vetëm tani që mora vendimin për t’u larguar nga ky lloj biznesi, ai më rrëfeu që i ishte lutur Zotit shumë që unë të kthehesha në këtë rrugë. Dhe jo vetëm për këtë, por nuk doja që të isha imazhi i një modeleje për besimtaret e tjera kristiane, pasi të ecësh me veshjet e brëndshme përballë meshkujve nuk është veprim i mirë.”

Gjithësesi Kylie nuk do të heqë dorë plotësisht nga pasarelat.

“Unë do të vazhdoj të sfiloj dhe modeloj, por vetëm për linja që e respektojnë vendimin tim për të mos pozuar me veshje të brendshme.” (LajmeShqip.com)