Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 17:20

Ditët e fundit është folur shumë për një lidhje të mundshme mes pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton dhe këngëtares nga Barbadosi, Rihanna, por duket se këto thashetheme kanë arritur të fshehin një të vërtetë tjetër.

Mediat rozë tani shkruajnë se Hamilton është duke u shoqëruar me një mike të Rihanës, një vajzë e njohur si Louise DeCourcey-Dawe.

Në të vërtetë, fotot nga festa në Barbados tregojnë se vajza ka qenë e vetmja që ishte më afër Hamiltonit, ndërsa ka qenë gjithashtu e vetmja që ka shpenzuar më shumë kohë me Rihanën dhe Hamiltonin se çdo mik tjetër i këngëtares.

Megjithatë, njëri nga zëdhënësit e pilotit ka mohuar ndonjë lidhje të mundshme, duke thënë se ata janë pjesë e të njëjtit rreth shoqëror.